Dhjetëra mbështetës të Sali Berishës janë grumbulluar poshtë pallatit të ish-kryeministrit, në rrugën "Mustafa Matohiti", pasditen e së premtes.
Ata janë mbledhur për të kundërshtuar masën e sigurisë "arrest shtëpiak" të dhënë nga GJKKO për Berishën.
Sali Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh, ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.
(A2 Televizion)