Mbështetja e BE, Këshilli i Punëve të Jashtme diskutim me 5 ministrat e Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 12:12 | Politikë

Këshilli i Punëve të Jashtme njofton se diskutoi marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor pas një mëngjesi informal me ministrat e punëve të jashtme nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Ministrat e BE-së ranë dakord që Bashkimi Europian do të vazhdojë angazhimin e tij me rajonin, përpara samitit të 5 qershorit 2026, duke ndërmarrë hapa konkretë për të thelluar bashkëpunimin në çështjet e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Kjo do të thotë më shumë mbështetje e mëtejshme e BE-së kundër kërcënimeve hibride, dukepërfshirë edhe luftën kundër dezinformimit, duke inkurajuar përafrimin me Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe duke ndjekur partneritete të sigurisë dhe mbrojtjes, përtej atyre që janë lidhur tashmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos