“Robert Ndrenikën e kemi pasur deputet në PD”, Shehi: Nuk dua ta gjykoj, ishte zgjedhje personale

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 23:59 | Politikë

“Robert Ndrenikën e kemi pasur deputet në PD”, Shehi: Nuk

Dashamir Shehi foli për aktorin Robert Ndrenika, i cili u shfaq në sallën e gjyqit për të mbështetur Erion Veliajn, duke u shprehur se nuk dëshiron ta gjykojë për ato që i quajti “zgjedhje të tij personale”.

“Zotin Ndrenika e kam mik, është tamam nga ajo plejadë e artistëve që iu bashkuan PD-së. E kemi pasur deputet dhe nuk dua ta gjykoj ose ta paragjykoj për këto muhabete. Ne fillojmë i vejmë vulën që “ky është i këtyre, ky është i atyre”. Nesër do i ndodhi një tjetri, kështu që ai ka bërë një zgjedhje të vetën personale, mund të ketë raportin e vet, hallall i qoftë, puna e tij. Si do ia bëjmë ne kësaj pune? Do i vemë gardh dhe për artistët? Them që ky lloj gjykimi nuk vlen”, u shpreh Shehi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Shehi shtoi: “Ai që prodhon, bashkon kulturën me disidencën, me kritikën, ai është intelektual. Ai që është konform regjimit, ai është i ditur, por jo intelektual. Nuk e japim këtë spaletë, në gjykimin tim. Ai është një i ditur, ka të ditur sa të duash. Edhe Enver Hoxha kishte të diturit e vet. Ai që reagon ndaj të keqes, ai që ka forcën të reagojë, që të gjejë kritikën edhe atje ku punët shkojnë vaj, ai është intelektual”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos