“Politika e ka kapur për fyti artin”, Isufi: Tani kemi patronazhistë në art

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 21:48 | Politikë

“Tani kemi patronazhistë në art, siç janë patronazhistët në zgjedhje”.

Kështu u shpreh pedagogu Ardian Isufi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Pushtetet e tejzgjatura qelben sepse është një vend i vogël dhe ky pushtet ka krijuar kastën e vet të artistëve të rinj”, theksoi Isufi.

Sipas tij, “politika e ka kapur për fyti artin”.

“Politika orienton të gjithë format e aktiviteteve dhe të gjitha shkojnë te “like”-t e rrjeteve sociale. Nuk është gjëja më e rëndësishme “like”-t. Kur flasim për filmin autor, ai nuk është për publikun masiv, por që emancipon pak nga pak shoqërinë. Këtu te ne, këto ngecin si ishuj të vegjël”, shtoi Isufi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos