“Mbi 1 miliardë euro investime në Vlorë”- Deputetja e PS numëron projektet: Kur hapet aeroporti

Nga A2 CNN
5 Janar 2025, 22:54 | Politikë

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, është shprehur se në Vlorë janë investuar më shumë se 1 miliardë euro gjatë viteve të fundit.

Komentet Resulaj i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tregoi disa nga projektet e realizuara sipas saj nga qeveria socialiste në Vlorë.

Ajo tha gjithashtu se aeroporti i Vlorës pritet të hapet në pranverë, kohë kur sipas saj pritet të nisin edhe fluturimet e para.

“Vlora është një nga qytetet më të investuara. Mbi 1 miliardë euro numëroheshin para se të kishim zhvillimet infrastrukturore të tilla sikundër ishte i fundit inaugurimi i tunelit, i cili bëri që një sezon turistik të ishte shumë herë më i amortuzuar përsa i përket trafikut dhe lëvizjes.

Lungomare e Vlorës tashmë është diçka e kaluar, askush nuk e llogarit më. Është një project që tani nuk numërohet më, por ishte fillimi i transformimit të qytetit. Po ashtu është restauruar edhe qendra historike e Vlorës. Është tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës ku fluturimet e para pritet të fillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Resulaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos