Mbikëqyrje nga tarraca dhe forca të shumta të rendit, çfarë po ndodh para protestës së opozitës

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 17:07 | Politikë

Mbikëqyrje nga tarraca dhe forca të shumta të rendit,

Pak para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, Policia e Shtetit është mobilizuar me forca të shumta efektivësh, rreth 1350 policë, në sheshin para godinës së qeverisë.

Gazetari i A2CNN, Armand Bajrami, tha se në kuadër të masave të sigurisë, në pjesën e pasme të godinës së Kryeministrisë, ka efektivë shtesë, të cilët janë të pajisur me skafandra dhe maska antigaz.

Gjithashtu, në tarracën e Kryeministrisë dhe të godinave përreth ka punonjës të Gardës dhe të Policisë, të cilët mbikëqyrin nga lart të gjithë dinamikën e protestës.

Mbikëqyrje nga tarraca dhe forca të shumta të rendit,

Nga ana e opozitës, në sheshin para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku do të mbahen fjalime disa orë më parë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos