All - Paragraf - 1

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të hënë për herë të parë në seli që prej nisjes së aksionit në Parlament.
All - Paragraf - 3
Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit.
Sipas njoftimit mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15.00 në selinë qendrore të PD-së.
Kujtojmë se një javë më parë Gazment Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës së Rithemelimit, pas situatës së krijuar në Parlament.
All - Paragraf - 6
Ndërkohë në studion e Debatit në A2 CNN, deputeti demokrat Luçiano Boçi, foli për shkrirje finale të demokratëve dhe tha se bashkimi i tyre është tashmë faktik. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

