“Me përmbarim do merret vula”, Këlliçi: Audit, ku kanë shkuar paratë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 21:55 | Politikë

“Me përmbarim do merret vula”, Këlliçi: Audit, ku

Sipas Belind Këlliçit, në momentin që do të zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit, me përmbarim do të kërkohet marrja e vulës dhe ndalimi i përdorimit të saj nga ana e Lulzim Bashës.

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, më pas shtoi se do të bëhet dhe një audit për të parë se ku kanë shkuar paratë që buxheti i shtetit ka caktuar për Partinë Demokratike.

“Në momentin që do të zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit, me përmbarim do t’i hiqet vula, e drejta e përdorimit të logos dhe ndërkohë duhet të bëhet një audit i plotë i fondeve të dhëna nga buxheti i shtetit për Partinë Demokratike. Do të duhet që të gjitha shpenzimet, faturat ku kanë shkuar dhe për çfarë kanë shkuar”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos