Meloni: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të papritur

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 13:55 | Politikë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha se fitorja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri për të ishte tërësisht e papritur.

“Dëshiroj të uroj Edin për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur, si kreu i qeverisë së Shqipërisë. Jam e kënaqur që Europa do të mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij”, tha Meloni në fjalën e saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Më pas në fjalën e saj, Meloni vlerësoi punën e Samitit të Komunitetit Politik Europian, duke e quajtur një hap drejt “ribashkimit të Europës”.

“Shqipëria është Europë, po aq sa Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht nëse janë pjesë e kësaj apo asaj organizate. Të gjithë shtetet e pranishme këtu nuk janë më pak europiane se sa 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos