MEPJ uron kryeministrin e ri hungarez: Vijojmë thellimin e dialogut dhe partneritetit

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 16:26 | Politikë

MEPJ uron kryeministrin e ri hungarez: Vijojmë thellimin e dialogut dhe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka uruar kryeministrin Péter Magyar dhe Partinë Tisza për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme dhe për mandatin që u është besuar nga populli hungarez.

Në një reagim të publikuar në X, ministria shprehet se pret vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, me synim forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë dypalëshe.

“Ne presim që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e sinqertë midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe për të thelluar dialogun dhe partneritetin tonë, duke përfshirë përkrahjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për të cilën Hungaria ka qenë një mbështetëse e palëkundur, si dhe kontributin tonë të përbashkët për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë Evropën”, thuhet në reagimin e MEPJ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos