Koalicioni “Bashkë fitojmë” është rijetëzuar sërish. “Partia Demokratike”, “Partia e Lirisë”, “Partia Demokristiane” dhe “Bashkimi për të drejtat e njeriut” kanë dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar si koalicion për zgjedhjet e pjesshme të bashkise Himarës.
Opozita garon në Himarë për me kandidatin Petro Gjikuria i cili është në garë me Vangjel Tavon e PS-së.
Zgjedhjet e pjesshme u shpallën nga Presidenti Bajram Begaj në 4 gusht pas arrestimit të Fredi Belerit për “korrupsion”. (A2 Televizion)

Dokumenti depozituar në KQZ