Meta nge akuza të forta: Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 12:31 | Politikë

Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, doli në një konferencë për mediat këtë të premte, një ditë pas protestës së opozitës.

Meta renditi arsyet pse aksioni dhe protesta e opozitës duhet të vazhdojë, ndërsa tek arsyet, ai ngriti akuza të forta duke thënë se një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis sativa.

“Të gjithë e dinë se produktet e Ballkanit të Hapur kanë përmbytur tregun tonë dhe kanë falimentuar fermerin shqiptar. Jemi një vend që qeveriset nga një bandë e pashpirt që vjedhin edhe racionin e fëmijëve, edhe ilaçet e tumoreve dhe grabisin edhe tokat e komuniteteve fetare, marrin ryshfet edhe nga varrosjet e qytetarëve.

Ndërkohë, Edi Rama i ka kthyer zyrat e shtetit si më të sigurtat për kriminelët. Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, ndërsa fiken radarët.

Janë kaq shumë arsye për të protestuar”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos