
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu për zgjedhjet në Hungari, duke uruar fituesin Péter Magyar dhe Partinë Tisza për rezultatin elektoral.
Në mesazhin e tij, Meta shpreh mirënjohjen edhe për kryeministrin Viktor Orbán, duke e vlerësuar për miqësinë ndaj shqiptarëve dhe politikat për mbështetjen e familjeve, nxitjen e lindshmërisë dhe forcimin e demografisë.
Ai theksoi se falë politikave të tij, Hungaria është bërë më e re dhe më demokratike.
"Hungarezët, gjithmonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë. Urime fituesit të zgjedhjeve, Z. Peter Magyar!
Mirënjohje Kryeministrit, Z. Viktor Orban për miqësinë e tij ndaj shqiptarëve dhe në veçanti për lidershipin e Tij me politika konkrete për mbështetjen e familjeve, nxitjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë.
Falë tij, Hungaria është sot edhe më e re edhe më demokratike!", shkruan Meta krahas fotos me Orban. (A2 Televizion)