Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme shqiptare. Këtë qëndrim i ka shprehur ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë një takimi, ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Në një postim në X, ministri Hoxha theksoi se Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik.
“Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme. Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit. Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, shkruan ministri Hoxha. (A2 Televizion)