"Sheshi u lirua", Adriatik Lapaj përmbys karrigen dhe mbyll protestën para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 23:11 | Politikë

"Sheshi u lirua", Adriatik Lapaj përmbys karrigen dhe mbyll

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” me drejtues Adriatik Lapajn, i ka dhënë fund këtë të martë protestës para Kryeministrisë, e cila zgjati për më shumë se tre muaj. 

Vendimi është komunikuar përmes një postimi në rrjetet sociale aktivistja Edona Haklaj shkruan se: “Ata që u ankuan për sheshin e “zaptuar”, për hapësirën publike që ju dukej e zënë nga ne, sot mund ta shijojnë qetësinë që kërkonin…Sheshin e keni të lirë, por ju vet a jeni të tillë?

Në shenjë simbolike aktivistët e "Shqipëria Bëhet" kanë përmbysur karrigen te shkallët e godinës së shefit të ekzekutivit. 

Gjatë protestës së “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, të nisur që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, nuk kanë munguar momentet e tensionit apo përplasjet me policinë.

"Sheshi u lirua", Adriatik Lapaj përmbys karrigen dhe mbyll"Sheshi u lirua", Adriatik Lapaj përmbys karrigen dhe mbyll

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos