Ndëshkimi për mungesat, Balla: Vendimi merret në grup. Spiropali: Mblidhe sa më shpejt

Nga Anesti Barjamemaj
24 Mars 2026, 23:02 | Politikë

Mungesa e Elisa Spiropalit në seancën kur në Kuvend u votua për kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun, nuk do të kalojë në heshtje nga Partia Socialiste.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i pyetur për këtë çështje në një konferencë për mediat konfirmoi se do të ketë një mbledhje grupi për të marrë vendim për deputeten.

Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla u shpreh: “Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar, do të pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”.

Elisa Spiropali ka zgjedhur të mos heshtë, por me anë të një postimi në mediat sociale pohon se është gati që të përballet me grupin parlamentar dhe me vendimmarrjen e kolegëve të saj.

Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shprehet deputetja e PS.  

Spiropali akuzohet nga socialistët se ka thyer vendimin e grupit duke mos marrë pjesë në seancën plenare ku u diskutua kërkesa e SPAK. Para mbledhjes në Kuvend, Taulant Balla kishte porositur deputetët se çdo mungesë do të konsiderohej si thyerje e vendimit të grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos