Miratimi i IBAR-it, Dervishi: Makina është futur në autostradë, por destinacioni do varet nga mënyra si do lëvizë

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 21:49 | Politikë

Vendet anëtare të BE u dakordësuan që t’i japin dritën jeshile Shqipërisë për IBAR-in, Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve sa i përket grupit të kapitujve Themelorë.

Këtë zhvillim gazetari Lutfi Dervishi e sheh nga ana metaforike si futjen e makinës në autostradë, por do varet nga vet Shqipëria nëse do të mbërrijë në destinacion shpejt, apo të bëjë aksident rrugës.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Dervishi vuri në dukje se ka shumë për të bërë, sidomos në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Te politika e jashtme dhe e sigurisë s’ka ndonjë punë për të bërë. Ndërkohë që për dialogun politik, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftën ndaj pastrimit të parave, depolitizimit të administratës dhe problemet me zgjedhjet, janë të gjitha në tavolinë, asgjë s’ka ndryshuar.

Nëse do përdorja një metaforë, ky moment e fut makinën në autostradë, tani shpejtësinë e lëvizjes apo mundësinë e aksidentit e ke ti në dorë, që do ecësh më shpejt, do parkosh, apo do përplasesh për interesa të tuat për të mos mbërritur në destinacion”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos