Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, komentoi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar rolin e Gjermanisë dhe kancelarit Merz.
Sipas Hoxhës do të kemi shtim të monitorimit të BE-së ndaj Shqipërisë për secilin prej kapitujve të nxehtë që janë në proces.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hoxha shton se duhet mbështetur projekti i Gjermanisë në Europë, që i mundëson vendit tonë të plotësojë standardet.
“Z.Merz ka proprozuar, dhe kur themi z.Merz është Gjermania, një peshë e madhe në Europë, është avancimi hap pas hapi shtimi i monitorimit në Shqipëri nga BE për çdo pjesë prej secilit prej kapitujve të nxehtë që janë. Kjo është gjëja kryesore që duhet diskutuar. Ky është lajmi më i mirë sot për sot, që i jep mundësinë këtij vendi të vogël dhe të vuajtur me 36 vite tranzicion politik, t’i vërë kapakun një epoke, dhe të fillojë një epokë e re.Duhet ta mbështesim këtë projekt të Gjermanisë sot për sot në Europë, që na mundëson të plotësojë disa standarde, dhe jo të fillojmë të bëjmë hipokrizira sa herë ka problem të nxehta politika shqiptare”, tha Hoxha. (A2 Televizion)