Politologu Adri Nurellari theksoi se qeveria Rama nuk ka përmbushur kriteret për t’u anëtarësuar në BE, por sipas tij përfshirja e Shqipërisë në union është një çlirim për pluralizmin dhe demokracinë në vend.
Sipas Nurellarit, me anëtarësimin në BE ata që kanë sot pushtet në Shqipëri, nuk do t’i kenë më duart kaq të lira, pasi nuk do të kenë të njëjtin pushtet nëpër duar.
Duke folur në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN, Nurellari u shpreh: “Mendoj se është një çlirim dhe do të kemi një lloj pluralizimi të Shqipërisë, sepse një pjesë e mirë e gjërave do ndodhin në kuadër të një hapësire më të madhe, ku këta nuk do të kenë më këtë përqendrim pushteti që kanë pasur deri tani. Kjo është premisa ku e nis unë dhe e them me gëzim dhe me shpresë. Tani po i mbyllin dy sytë, edhe hundët, për të na futur me zor...Sepse unë mendoj se duke u futur, është më mirë se duke ndenjur jashtë saj. Në kuptimin personal unë jam i entuziazmuar, për arsye se këta që e kanë sot pushtetin, nuk do t’i kenë duart kaq të lira dhe s’do kenë më kaq pushtet nëpër duar. Por që do duhet t’i përmbushnim këto kritere për të mirën e shoqërisë dhe vendit tonë, në radhë të parë, pastaj kjo është bisedë tjetër”. (A2 Televizion)