Miratohen ndryshimet në Kodin Penal, dekriminalizim i shpifjes dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

Nga A2 CNN
28 Janar 2026, 08:24 | Politikë

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal, dekriminalizim i shpifjes dhe

Në orët e para të së mërkurës, Kuvendi miratoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal.

Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro nga mazhoranca, shkruan A2CNN. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, teksa prezantoi ndryshimet, sqaroi se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Dy ndryshimet kryesore janë ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes.

Kuvendi miratoi gjithashtu ndryshimet ligjore “për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”, me 85 vota si dhe Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”. Kuvendi miratoi me votat e socialistëve edhe ligjin për komisionet hetimore dhe mediat audiovizive.

Gjatë seancës plenare u miratuan gjithashtu:

• Akti normativ për ndryshimet në ligjin e Buxhetit 2025
• Projektligji për bashkëpunimin strategjik
• “Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale”
• Projektligji “Për tregtinë e pronësisë intelektuale”
• Projektligji “Për shërbimet e agjencive të udhëtimit
• Projektligji “Për tregtinë e paligjshme të duhanit”
• Projektligji “Për ndryshimin e Kodit Penal”
• Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”
• Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”
• Projektligji “Për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje”
• Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”
• Projektligji “Për importin dhe eksportin e armëve”
• Projektligji “Për organizimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
• Projektligji “Për Mediat Audiovizive”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos