Mogherini në pranga, Ina Zhupa-mazhorancës në Kuvend: A ja keni mësuar ju këtu në Shqipëri korrupsionin?

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2025, 16:31 | Politikë

Mogherini në pranga, Ina Zhupa-mazhorancës në Kuvend: A ja keni

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet për problematikat e konstatuara që prekin qytetarët.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja demokrate Ina Zhupa foli në lidhje me rastin ku ish-zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, u arrestua të martën me akuzat për mashtrim e korrupsion.

Zhupa tha me ironi se me arrestimin e Mogherinit u kuptua qartë se çfarë nënkupton mazhoranca me standardin europian, shkruan A2 CNN.

“Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar që zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri apo vijojnë e masterizohen këtu për t’u korruptuar”, tha mes të tjerash Zhupa.

Kujtojmë se kohët e fundit, PD është përplasur me eurokomisioneren e BE-së, Marta Kos, pas deklaratave të saj në të cilat tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira e të ndershme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos