A ka një datë për integrimin e Shqipërisë? Sikorski: Duhet unanimitet, Rama: Me BE duhet të jesh gjithmonë gati

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 20:05 | Politikë

A ka një datë për integrimin e Shqipërisë? Sikorski:

“Kjo kërkon unanimitet p.sh. për Ukrainën nuk kemi unanimitet. Për Shqipërinë po shkon më mirë”. Këtë përgjigje dha në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri i punëve të jashtme të Polonisë Radosław Sikorsi, i pyetur nëse ka një datë për integrimin e Shqiëprisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se do të bëjë maksimumin përshpejtimin e anëtarësimit.

“Problemi me datat është që ose ke standarde ose data nuk mund ti kesh të dyja bashkë do bëjmë maksimumin që ti përshpejtojmë se populli i lirisë i takon perandorisë dhe në këtë rast vullnetarisht”.

Nga ana e tij Rama theksoi se me Bashkimin Europian nuk ka një datë por duhet të jesh gjithmonë gati kur na kërkon.

“Dua të shtoj që kemi besim të plotë që presidenca polake do të vazhdojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë që përmendi edhe Marta. Ëndrra jonë është të jemi pjesë e uninot në 2030 dhe plani ynë të përmbylli negociatat ën 2027. Ndaj çdo ditë duhet të punojmë pareshtur dhe na duhet të kemi shumë punë për të bërë. Kështu që të gjithë anëtarët e ekipit të parë të Shqipërisë që janë të lidhur me grup-kapitullin 2 janë këtu. Janë në stres se do kenë shumë për të bërë. Dua të falënderoj ata dhe gjithkënd në ekip që po punojnë çmendurisht dhe po japin rezultate. Ne kemi mësuar se me BE mos kërko kurrë një datë, por duhet të jesh gjithmonë gati se ne jemi këtu për të dalë në takim me BE”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos