Mungoi në Samitin e Diasporës, Albin Kurti tregon arsyet

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 12:23 | Politikë

Mungoi në Samitin e Diasporës, Albin Kurti tregon arsyet

Në Samitin e Diasporës u vu re mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Për të shuar çdo dyshim se kjo mungesë ka ardhur si pasojë e raporteve jo të mira me kryeministri Edi Rama, vetë zyra e shtypit të Kurtit, ka treguar se kreu i qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i pranishëm për shkak të agjendës së tij.

Në reagimin zyrtar, thuhet se Kurti nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

“Në Samitin e Diasporës i cili po organizohet në Tiranë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Gjithashtu, pjesëmarrëse është dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Për shkak të angazhimeve në agjendë, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kryeministri Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë organizim”, thuhet në reagim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos