Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se protesta e djeshme kombëtare e PD-së ishte “për t’u marrë shembull”.
Gjithashtu, ai theksoi se qeveria u shqetësua dukshëm nga kjo protestë.
“Ishte një protestë për t'u marrë shembull, ishte një protestë reaguese. Ishte disproporcionale me sjelljen kriminale të policisë dhe e gjithë regjia ishte bërë për ta prishur protestën. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që, kur lideri i opozitës, akoma pa mbaruar fjalën, të hidhet ujë me piper apo gaz lotsjellës”, tha Mziu.
“Madje, siç e keni parë në protestën e parafundit, kishte dhe gaz lotsjellës të skaduar. Nuk e di se si ishte ky i fundit se nuk pata mundësi për t'i parë. Pra, është është një qeveri që shqetësohet kur ka protestë opozita, shqetësohet kur reagojnë qytetarë shqiptarë”, shtoi Mziu. (A2 Televizion)