Socialistët po përgatisin një ligj të ri për referendumet. Vetëm dy ditë pasi Edi Rama njoftoi nga Asambleja e PS-së ligjin për referendumet, Taulant Balla tha se nisma ligjore e mazhorancës është gati për tu depozituar në Kuvend.
Kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi se këtij procesi do ti paraprijnë një sërë tryezash konsultative me juriste, profesorë të së drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Kreu i grupit parlamentar të partisë socialiste ka sqaruar procedurat dhe kriteret kushtetuese për zhvillimin e referendumeve për shfuqizimin e ligjeve
Balla ka folur edhe për propozimin tjetër të kryetarit Rama, atë të ndryshimeve kushtetuese për të reduktuar numrin e deputetëve në Kuvend nga 140 në 101 deputetë.
Në lidhje me çështjet e integrimit, Balla u shpreh i sigurt se qeveria socialiste do të respektojë angazhimin Shqipëria 2030 në BE. (A2 Televizion)