
Gjatë seancës që do të mbahet ditën e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve të disa komisioneve.
Burime për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi, bëjnë me dije se ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë.
Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Kujtojmë që Elisa Spiropali u shkarkua si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha.
Po ashtu Pirro Vëngu u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes dhe vendin e tij e zuri Ermal Nufi.
(A2 Televizion)