Ndryshime në PD? Nesër mblidhet Kryesia, a do të ketë protesta?

Nga Anesti Barjamemaj
3 Shtator 2024, 12:56 | Politikë

Ndryshime në PD? Nesër mblidhet Kryesia, a do të ketë

Partia Demokratike do të mbledhë nesër në orën 18:00 Kryesinë ku priten të merren vendime sa i përket caktimit të drejtuesve të qarqeve.

Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit që janë prezantuar tre drejtuesit politik, pritet që në mbledhjen e Kryesisë të caktohet dhe drejtuesit e tjerë.

Burimet për A2, bëjnë me dije se një tjetër pikë që do ketë diskutime dhe për vijimin e aksionit opozitar, në çfarë forme do të bëhen protestat dhe nëse do të ketë përshkallëzim, ngujim apo bllokim rrugësh.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike pritet që të mbledhë ditën e premte edhe Këshillin Kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos