Ndryshime në qeveri, miratohen emërime në disa ministri

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 18:38 | Politikë

Ndryshime në qeveri, miratohen emërime në disa ministri

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të disa institucioneve, duke përfshirë emërime të reja dhe lirime nga detyra për zëvendësministra në ministritë e Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Ekonomisë dhe Inovacionit.

Vendimet e miratuara:

·         Z. Oltjon Muzaka është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

·         Znj. Entela Ramosaçaj, që mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është liruar nga detyra.

·         Znj. Ina Majko është liruar nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe është emëruar në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

·         Znj. Denada Seferi është liruar nga pozicioni i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe është emëruar zëvendësministër e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

·         Z. Enkelejd Musabelliu është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

·         Znj. Olta Manjani është liruar nga posti i zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër e Ekonomisë dhe Inovacionit.

·         Znj. Blerta Rama është liruar nga funksioni i zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër e Ekonomisë dhe Inovacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos