“Neomalësorja” prin listën e PS në Shkodër, Rama: Kthehu një shtëpi të varfër në simbol të turizmit

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 09:37 | Politikë

“Neomalësorja” prin listën e PS në Shkodër,

Në rubrikën e tij “Sy më sy” kryeministri Edi Rama ka sqaruar arsyet për disa prej emrave që janë futur në listën e mbyllur të PS-së në listat e mbyllura. Një ndër to është është Marjana Koçeku e njohur për publikun si “neomalësorja” e cila kryeson listën e PS-së në qarkun e Shkodrës. Në fjalën e tij ai tha se ajo ka dhënë shembullin e punës, duke kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm turistik.

“Neomalsoren unë e kam njohur personalisht. Ajo është rritur në një vend periferik në malësinë e Dukagjinit dhe vetë pa asnjë dorë, pa asnjë krah, vetë me guxim dhe me ambicie dhe ambicien e ka të jashtëzakonshme. Ka studiuar shkenca politike dhe ka kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm dhe është bërë një simbol i Shqipërisë turistike dhe duke promovuar produktin e natyrës dhe mikëpritjes. U qas ndaj platformës dhe natyrisht Marjana do të ishte në listën e hapur do ta kishte shumë të vështirë dhe nëse do ishte dikush tjetër që ka aksesin, por nuk do të punonte. Edona Bilali, e cila erdhi si deputete e para në Shkodër. Insistimi im është dhe mbetet, Partia Socialiste është një instrument jo në qëllim në vetvete dhe atyre që janë jashtë dhe që duan ta përdorin. Edona Bilali jo që ka qenë e gatshme, por është shprehur me vokacion dhe me bindjen se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos