“Nesër do të ketë spektakël”, gazetari bën paralajmërimin e fortë: Berisha dhe Rama në ‘tango’ kundër shqiptarëve

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 21:17 | Politikë

Protesta e nesërme e opozitës do të jetë një spektakël, pasi Rama dhe Berisha janë bashkë në kurriz të shqiptarëve. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Armir Shkurti sipas të cilit situata politike mbetet e pandryshuar për shkak të mungesës së një vizioni të ri, duke theksuar se protestat po kthehen në përsëritje të të njëjtit skenar.

“Zoti Koçi të pranojë që Berisha është i tyre, është pjesë e formacionit. Pra është një tango e cila luhet dyshe Rama-Berisha në kurriz të gjithë ne të tjerëve dhe unë pres protestën e nesërme për të konfirmuar atë që kemi thënë, që është një shfaqje e radhës, është një spektakël që do shohim nesër prapë. Berisha bëri lapsus pardje në Këshillin Kombëtar kur tha “është kilometri i fundit do ta them gjithmonë”. Fjala gjithmonë do të thotë që s'është i fundit, do të thotë që sa të ketë fryma njeri do të thotë që jemi në kilometrin e fundit dhe nesër jemi prapë në kilometrin e fundit dhe është pjesë e lojës dhe tangos”, u shpreh Shkurti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai akuzoi opozitën se nuk po arrin të krijojë alternativë bindëse për të përmbysur qeverinë, ndërsa solli në vëmendje zgjedhjet e së dielës në Hungari, ku Orban humbi kundrejt rivalit të tij. Sipas tij, narrativa politike prej vitesh është ndërtuar mbi fajësimin e individëve dhe mungesa e alternativës po mban në pushtet një mazhorancë, sipas tij, të lodhur dhe të fryrë.

“Në një farë mënyre duket paradoks, mua nuk më vjen mirë të them që po e ka fajin opozita, por fajin e ka opozita që nuk përmbys këtë qeveri. Dhe për ta mbyllur këtë koncept dua të bëj paralele. Kaloj në realitetin shqiptar me minimumin e injorancës rezultati i zgjedhjeve në Hungari. Nuk ditën dhe nuk deshën shqiptarët ta lexojnë rezultatin në Hungari. Dua t'i them dy gjëra; Ai zotëria që fitoi zgjedhjet kishte parti shumë të re, dyvjeçare. Çfarë ndodhi? Ai nuk tha fajin e ka Saliu, fajin e ka Orbani, ai vuri diagnozën siç duhet të ndodhë politik, dha ilaçin. Në moment që dha ilaçin, mori besimin e njerëzve. Moment që mori besimin e njerëzve, korri një fitore plebishitare, gjë që asnjë nga forcat opozitare në Shqipëri nuk është duke e bërë dhe duke mos e bërë këtë gjë është duke qëndruar në një pushtet një mazhorancë e lodhur, e fryrë, me një inertësi të madhe se tashmë me 83 mandate ka vetë ajo ka një peshë super të rëndë, por që nuk e ndryshon dot dhe që ajo i është bërë barrë vetes përse shqiptarët dhe një pjesë e shqiptarëve nuk po shohin shpresën. Kush do ta ndryshojë këtë gjë”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos