Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi në rrjetet sociale në lidhje me një njoftim të SPAK që ai do të merret të martën në pyetje nga ky institucion.
Meta sulmon edhe njëherë tjetër SPAK-un, duke e quajtur organizatë kriminale. Ai shkruan se do të marrë pjesë ditën martë, por thotë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje prokurorët e SPAK.
“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t'u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t'i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruan Meta në Facebook. (A2 Televizion)