KQZ nis punën për vendoret 2027, Celibashi: BE nuk mbyll sytë, duhen standarde europiane

Nga Indrit Maraku
3 Nëntor 2026, 14:47 | Politikë

Me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e procesit elektoral me hartën e re territoriale prej 46 bashkish, pavarësisht paralajmërimeve të demokratëve se do ta ankimojnë atë në Kushtetuese.

“Nuk kemi shkak ligjor për të diskutuar për këtë. Jemi të angazhuar që të gjitha masat t’i përshtasim me ndryshimet e reja dhe për këtë po punojmë”, tha Celibashi, shkruan A2. 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u rikujtoi të gjithëve se vendoret 2027 përkojnë me vitin e mbylljes së negociatave të anëtarësimit në BE: “Nuk besoj se dikush do mbyllë sytë nëse nuk marrim certifikatën e standardeve të zgjedhjeve sipas BE”. 

Kjo përgjegjësi nuk është vetëm e KQZ-së, por edhe e Qeverisë, pushtetit vendor, administrates dhe institucioneve ligjzbatuese, pohon Ilirjan Celibashi. Për këtë, kërkon që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të adresojnë problemet e evidentuara në zgjedhjet e mëparshme dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR: “Roli i shtetit në përgjithësi dhe sjelljen e administrës publike, shpenzimet në fushatë, komisionet zgjedhore në nivel të dytë dhe të tretë”. 

Shtrirja e votimit elektronik nuk do të bëhet pa dakordësinë e PD-së, por Celibashi pohon se ka ardhur koha që të rikthehemi te numërimi i fletëve në qendrat e votimit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos