Nis hakmarrja ndaj Salianjit, ish-deputeti largohet si drejtues politik nga njësia 6. Noka: U vetëpërjashtua pas takimit me Suelin në Elbasan

Nga Anesti Barjamemaj
18 Dhjetor 2025, 20:52 | Politikë

Nis hakmarrja ndaj Salianjit, ish-deputeti largohet si drejtues politik nga

Deklarata e një dite më parë e Sali Berishës se Ervin Salianji pas takimit në Elbasan është vetëpërjashtuar, nuk ka qenë thjesht retorikë politike. 24 orë pas deklaratës së Sali Berishës, A2CNN mëson se ish-deputeti Ervin Salianji është larguar si i deleguar në njësinë numër 6 në Tiranë.

Siç mëson A2CNN, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka larguar Salianin nga njësia 6, por këtë vendim numri dy i selisë blu e justifikon me faktin se zgjedhjet në Tiranë janë shtyrë dhe prania e tij nuk ka qenë e nevojshme.

“Salianji nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues Politik në Tiranë ka qenë Belind Këlliçi. Ai ishte i deleguar për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë. Fushata u ndërpre e të deleguarit për fushatën i tërhoqën. Por, siç e dini, Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Çela është vetëpërjashtuar”, është kjo përgjigjia e Nokës për A2CNN.

Ndërkohë, Salianji i kontaktuar nga A2CNN deklaron se nuk ka një dokument që i komunikohet ky shkarkim nga detyra e të deleguarit për njësinë 6. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos