PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 17:05 | Politikë

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan

Partia Demokratike ka perjashtuar dy këshilltarë bashkiakë në Durrës.

Bëhet fjalë për Dritan Burgia dhe Arlind Boshku, të cilët njihen si mbështetës të Ervin Salianjit. Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan

Sipas Nokës, dy këshilltarët kanë shkelur statutin e Partisë Demokratike. Në një reagim për gazetarin e A2 CNN Anesti Barjamemaj, ai u shpreh se arsyeja e përjashtimit lidhet me qëndrimet dhe veprimet e tyre politike.

“I kam larguar sepse kanë punuar për të majtën”, deklaroi Noka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos