GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 16:25 | Politikë

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për dorëzimin e akteve të inventarizuara në procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Gjatë seancës, gjykata theksoi se fashikujt e dosjes janë të numeruar dhe të inventarizuar, duke vlerësuar se kërkesa e avokatit për dorëzim të inventarizuar nuk është e nevojshme, pasi aktet janë dorëzuar tashmë sipas procedurave.

Burime për gazetarin e A2 CNN, Armand Bajramaj, bëjnë me dije se gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet ditën e mërkurë, më 1 prill, në orën 09:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos