Tedi Blushi: Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 18:21 | Politikë

Tedi Blushi: Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në protestën e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim, ndërsa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë: dinjitet përballë skllavërisë.

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë. Kur ndajmë mendjen të mos pranojmë vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën si normalitet. Liria fitohet me guxim, kurajë dhe përballje. Guximin tuaj nuk ka fuqi që e ndal e jo më një regjim kalbësirë si ai i Ramaduros. Edhe sa duhet ti durojmë këta banditë? Sot vendimi ynë është i qartë: dinjitet e jo skllavëri, komb e jo shkombëtarizim. Ja vdekje ja liri, ky është misioni ynë”, tha Blushi.

“Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Ramës për të pirë drogë të helmojë fëmijët e shqiptarëve”, shtoi Tedi Blushi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos