Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, pritet marshim drejt Kuvendit dhe korpusit të ministrive

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 19:43 | Politikë

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë, ku kryedemokrati Sali Berisha shoqërohet nga deputetë, përfaqësues të PD-së dhe mijëra protestues.

Berisha mbërriti fillimisht në selinë blu, për të nisur mandej marshimin në drejtim të Kryeministrisë, raporton A2CNN.

Ndryshe nga protesta e fundit mungon podiumi, ndërsa po mbahen vetëm fjalime të improvizuara nga organizatorët e tubimit.

Pas Kryeministrisë, protestuesit pritet të zhvendosen në drejtim të Kuvendit dhe korupsit të ministrive, ndonëse skenari i plotë i protestës nuk dihet.

Më herët A2 CNN raportoi se rreth 1,500 efektivë policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës.

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, pritet marshim drejtNis protesta e opozitës para Kryeministrisë, pritet marshim drejt

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos