Nuk e takoi fizikisht, Cameron telefonon Begajn: Shqipëria aleate e ngushtë e NATO-s

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 18:39 | Politikë

Nuk e takoi fizikisht, Cameron telefonon Begajn: Shqipëria aleate e

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron nuk arriti që të përfundonte vizitën e tij në Tiranë për shkak të mbledhjes urgjente në Britani.

Takimin që kishte përfshirë në agjendë me presidentin Bajram Begaj nuk ishte mundur që të realizohet, mirëpo palët patën një bisedë telefonike.

Fokusi i bisedës ishte roli i Shqipërisë si aleatë e NATO-s.

“Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Jashtme britanike. 

Biseda telefonike konfirmohet edhe nga presidenti Begaj.

“Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, njofton Begaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos