“Nuk ishin më shumë se 10 mijë protestues”, Aktivisti: Reagimi i policisë i tepruar

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 21:58 | Politikë

Aktivisti Migen Qiraxhi, nga “Qëndresa Qytetare”, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Policia e Shtetit nuk e menaxhoi mirë situatën në protestën e sotme të Partisë Demokratike.

“Mendoj që nuk ishte një situatë e menaxhuar mirë nga Policia e Shtetit. Dukshëm disa veprime të tyre ishin në tejkalim të proporcionalitetit”, tha Qiraxhi.

Ndërsa në lidhje me protestën në vetvete, aktivisti u shpreh: “Ajo që më shqetëson është se Partisë Demokratike duket se i ka ngelur makina e kohës. Edhe presin që nga të njëjtat veprime të kenë rezultate të ndryshme. Është e vështirë të evidentohet strategjia politike e kësaj force kur sheh këtë lloj sjelljeje”.

Sipas tij, “edhe gjuha e komunikimit është e njëjta” dhe vështirë se do të prodhojë rezultate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos