Nuk ka arritur të dëshmojë në Komisionin Hetimor, Ilir Beqaj ekspozitë me fotografi në Kuvend, cili është qëllimi

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 12:50 | Politikë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka paraqitur një ekspozitë me fotografi të situatës në spitale, përpara koncesionit të Sterilizimit, në kohën e qeverisjes së PD.

Fotografitë Beqaj i ka ngjitur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, teksa sot mbahet seanca e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi, ku pritej të dëshmonte edhe vetë ish-ministri, i cili ishte sjellë kastile nga qelitë e paraburgimit.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi refuzoi dje që Beqaj të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në poëerpoint.

Ajo i kërkoi disa herë ish-ministrit të japë deklaratën e tij dhe më pas t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve, megjithëse kjo gjë është kundërshtuar edhe nga deputetët socialistë.

Po ashtu PD ka kërkuar që në Komision ditën e sotme të dëshmonte edhe Vilma Nushi dhe kryeministri Edi Rama, shkruan A2 CNN.

Mbledhja e Komisionit u mbajt edhe ditën e djeshme dhe u përfshi nga debate të forta mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetëve socialistë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos