“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, ministri Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 12:19 | Politikë

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”,

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, kritikoi disa pika dobësi, siç i quajti ai, të shërbimit të jashtëm, që thotë se janë të trashëguara nga tranzicioni. “Kjo është ajo që e kam quajtur lagështira e një ndërtese që duhet të jetë vetëm e shndritshme dhe moderne. Sepse diplomacia shqiptare nuk mund të funksionojë më me metoda klasike, as të jenë të ngadalta, as të jenë të vonuara. Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit, një ritual i përhershëm. Dhe nuk ndalet bota në orën 4 kur mbyllim derën dhe mendojmë se kemi bërë punët dhe shkojmë në shtëpi. Shërbimi i jashtëm nuk mund ta ketë filozofi”, tha Hoxha, përcjell A2 CNN.

“Në stadin ku jemi dhe për më tepër aty ku duam të shkojmë, nuk ka vend për cilësi mesatare dhe aq më pak për mediokritet. Nuk mund të kënaqemi as me minimumin dhe as me gjërat sipërfaqësore. Realiteti ndërkombëtar është dinamik, kompleks dhe kërkon vendimmarrje të mirinformuar dhe të shpejtë. Deklaratat kanë vlerë të caktuar në kohë të caktuar dhe nëse nuk bëhen në kohën e caktuar nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mund të jetë kjo në 11 të natës apo në 3 të mëngjesit”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos