Deklarata e deputetes Briseida Çakërri, se koncerti i Kaney Ëest në vendin tonë, për të cilin qeveria alokoi 4 milionë euro, do të rregullojë imazhin e vendit, solli reagimin e gazetarit Lutfi Dervishi. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se imazhi i vendit nuk rregullohet me një njeri që shfaq simpati për nazizmin.
“Ajo çfarë të shqetëson në këtë rast nuk është koncerti në vetvete sepse nuk të vjen e keqe nga një koncert. Duke thënë ky këngëtar është këngëtar antisemit. Ka vende që nuk e pranojnë. Ky thotë rroftë Hitleri, ky thotë që unë jam nazist. Ne nuk kemi një shoqëri, ose besoj që shumica e shoqërisë shqiptare të mirëpresë këtë person. Flas nga pikëpamja etike dhe politike".
Nga ana tjetër, deputetja Çakërri mbrojti vendimin e qeverisë, duke argumentuar se koncerti do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë dhe promovimin e Shqipërisë.
"Kjo është një kosto për imazhin e vendit që do të na sjellë përfitime. Biletat nuk po blihen vetëm nga shqiptarët, por edhe nga turistë të huaj, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë dhe do të shpenzojnë këtu. Këto janë të ardhura për buxhetin e shtetit dhe për këtë arsye u mor ky vendim," deklaroi ajo.
Debati u tensionua më tej kur Dervishi këmbënguli se imazhin e Shqipërisë e kanë përmirësuar më shumë protestat sesa një koncerti i reperit amerikan, ndërsa Çakërri e akuzoi se po përpiqej të politizonte një aktivitet kulturor.
Pjesë nga debati Derivishi-Çakërri
Dervishi: Po flisnim për imazhin e vendit. Nuk rregullohet imazhi i vendtime një njeri pronazist. Një njeri që thotë rroftë Hitleri.
Çakërri: Tani juve doni të centralizoni muzikën, koncertet. Tani juve doni të centralizoni muzikën, koncertet. Do merreni dhe me muzikën tani. Mirë që doni të centralizoni investimet tani doni të centralizoni edhe muzikën.
Dervishi: Çfarë do të thotë centralizim i muzikës?
Çakërri: Për sa kohë nuk ju po zgjidhni se kush këngëtar do vijë këtu?
Dervishi: Kush e tha këtë?
Çakërri: E duan të rinjtë atë këngëtarë.
Dervishi: A e duan këtë gjë?
Çakërri: Po a po thoni ju çfarë përfaqëson ky se në shtetet e tjera i kanë anuluar. Po pra për imin për imatike ka ndaluar imin po flasim. Nuk është shko. Nuk është i ndaluar kudo njëherë.
Dervishi: Vendet demokratike e kanë ndaluar.
Çakërri: Nuk është i ndaluar kudo. Dhe ju e dini shumë mirë. Tani nuk besoj që dëgjoni muzikën e tij që kështu mos flisni për ato që nuk besoj që i ndiqni.
Dervishi: Është një njeri që thotë rroftë Hitleri, unë e kam problem këtë gjë. Ti nuk e ke.
Çakërri: Jo nuk kam unë asnjë gjë. Jo, nuk kam asnjë ndjesi unë për Hitlerin as që keni këto. Domethënë mos më ngjit mua gjëra që nuk i kam.
Dervishi: Këtë po them dhe imazhin e vendit më shumë e kanë rregulluar protesta sesa Kenny West.
(A2 Televizion)