“O Sali, o hero”, Berisha mban fjalën e parë në selinë e PD pas lirimit: Ja rekordi që kam thyer

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 13:59 | Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Selinë e Partisë Demokratike, pas lirimit nga 'arresti i shtëpisë'.

Berisha është pritur mes brohorimave të qytetarëve të shumtë të mbledhur në seli, për të festuar këtë moment.

“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, brohorisnin qytetarët në selinë e PD teksa në duar mbanin flamuj kombëtarë dhe amerikanë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë Berisha i kërkoi gjatë fjalëve të tij të para mbështetësve që të bëjnë durim, sepse protokolli është i parashikuar ndryshe.

"Bëni durim, protokolli është i parashikuar ndryshe", tha Berisha, pa marrë ende fjalën para kamerave.

Më pas, gjatë daljes para mediave dhe mbështetësve, Berisha tha se sot fitoi e vërteta, duke shtuar se tani e tutje është koha për veprim.

Ai tha gjithashtu se gjatë vitit që ka qëndruar në 'arrest shtëpie', ka thyer rekordin për numrin më të madh të fjalimeve.

“Sot është Dita kur Edi Rama dhe monstra Xhorxh Soros dështuan përfundimisht. Sot mundi i 3 viteve triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam, për të vërtetën dhe vlerat që besojmë.

Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh ditë të mira, sot është një ditë e mirë për shqiptarët. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës. Sot nuk fitoi Sali Berisha, sot fitoi e vërteta. Sot ka fituar Shqipëria. Këtë vit unë kam thyer rekordin në numrin e fjalimeve, rreth 330 të tilla.

Tani e tutje veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës. Ka ende disa mesazhe që duhet t’u themi shqiptarëve. Dua të falenderoj çdo shqiptar dhe familjen time që mori një dozë të madhe të kësaj vuajtjeje”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos