Para spak për “21 Janarin”, Berisha: Hetimet i pengoi Rama, garda zbatoi ligjin

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 17:21 | Politikë

Për të njëmbëdhjetin muaj radhazi, ish-kryeministri, Sali Berisha mbërriti në SPAK, duke zbatuar vendimin gjyqësor të janarit për paraqitjen e përdyjavshme.

Firmosjen e procesverbalit e shoqëroi me ritualin e lënies së një mesazhi me shkrim ndaj kreut të SPAK, që prapë e etiketoi si Altin Troplini.

Para gazetarëve, ish-kryeministri i pandehur për “korrupsion” prezantoi një dokument të policisë greke, që sipas tij, konfirmonte ndalimin me një vizë false të gjyqtares Irena Gjoka në vitin 2000, shkruan A2 CNN.

I pyetur mbi hetimin e SPAK ndaj “21 janarit”, për llogari të të cilit dha deklarime Lulëzim Basha pak ditë më parë,  Berisha pretendoi se hetimet e ngjarjes në bulevard ishin penguar nga kundështari i tij politik dhe se garda kishte zbatuar ligjin.

Gjykimi i dosjes “Partizani” në Gjykatën e Posccme, ku Berisha është i pandehuru bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 6 të tjerë ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos