Dha dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha emërohet Ambasador në Zvicër

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 16:58 | Politikë

Dha dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar Ambasador në Zvicër, shkruan A2 CNN.

Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si Ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.

Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet.

Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos