Pavarësisht se Lulzim Basha kishte premtuar se brenda 31 Marsit do të kishte gati listën me emra të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 2025, duket se Partia Demokratike zyrtare nuk ka nisur ende punën për përzgjedhjen e tyre.
Në limit të këtij afati të dhënë nga Basha është mbledhur Kryesia për të përcaktuar dhe kriteret dhe rregullat për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë.
Pas mbledhjes së Kryesisë, tashmë degët do të nisin procesin për caktimin e emrave.
Sipas udhëzimit të Kryesisë, degët duhet të zbatojnë ligjin e dekriminalizmit. Kandidatët po ashtu duhet që të mos kenë asnjë lidhje me të kaluarën komuniste.
Një tjetër udhëzim nga kupola e drejtuesve për degët lidhet me përfaqësimin e grave të rinjve, ku kërkohet që 40% e kandidatëve të vijnë prej këtyre kategorive. (A2 Televizion)