Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana dhe aktivisti i Koalicionit Euroatlantik, Gentian Gaba, janë përplasur ditën e sotme në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, lidhur me vendimin e marrë në Këshillin Kombëtar të PD-së, për pastrimin e partisë nga njerëzit që kanë lidhje me Soros.
Kuçana tha se Soros me axhendat e tij dhe në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama ka shpopulluar Shqipërinë dhe po godet moralin e shqiptarëve me ligjin për gjinitë.
Nga ana tjetër, Gabaj tha se Soros është pjesë e PD-së dhe nuk mund të pastrohet aq lehtë nga ajo parti. Ai solli rastin e Presidentit Donald Trump, që ka mbajtur si Sekretar Thesari në SHBA, një person të lidhur me Sorosin.
Pjesë nga debati në studio:
Kuçana: Është kaluar një ligj në Parlament, është anti-kombëtar mo. Është anti-shqiptar. Ka dy gjini. Ja pra kjo është axhenda e Xhorxh Soros. Nga ana tjetër kemi axhendën e shpopullimit. Në vitet e fundit janë larguar 1 milionë shqiptarë dhë këta shqiptarë janë larguar nga axhenda e Soros me arkitektin Edi Rama.
Gabaj: E di shumë mirë unë, edhe se çfarë përfaqësojnë njerëzit e ulur në këtë tryezë, kur kanë qenë në qeveri, kur kanë pasur interesa me pushtetin... Kështu që kujdes se do biesh viktimë e asaj, se kush është i pastër do gjejë një tjetër më të pastër që do e spastrojë. Problemi është si e lejuar ju Sorosin. Keni 4 vite, do kishit shfarosur jo vetëm Sorosin, por edhe Ramën. E keni brenda Sorosin mos zonjë. E keni në mesin tuaj. Jeni ju vetë madje. Sepse nuk e kuptoni politikën e SHBA-ve. Janë pjesë e juaja, janë njerëz me të cilët ju keni bërë betejën tuaj. Dhe siç nuk e hoqi dot Trump Sekretarin e Thesarit që e ka pasur njeri të Sorosit, nuk do hiqni dot edhe ju nga PD ata që kanë marrë bursa nga Soros.
(A2 Televizion)