PD ndryshon drejtimin e Këshillit Kombëtar, Berisha propozon dy kandidate gra për postin e kryetares

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 19:26 | Politikë

PD ndryshon drejtimin e Këshillit Kombëtar, Berisha propozon dy

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është diskutuar një ndryshim në drejtimin e këtij organi, ku kryetari aktual Edi Paloka pritet të mos vazhdojë në detyrë.

Gjatë mbledhjes, Sali Berisha deklaroi se ka propozuar që drejtimi i Këshillit Kombëtar t’i besohet një gruaje, duke hapur garën mes dy kandidateve.

Kam menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohet nga një zonjë. Propozoj Julia Emili dhe Silva Hasa”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos