Teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e vitit 2025, Partia Demokratike ka nisur lëvizjet në bazë për të organizuar degët dhe qarqet.
Burime për A2 CNN, bëjnë me dije se Ervin Salianji do të jetë i deleguar i PD për qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Salianji zëvendëson në këtë qark, Luçiano Boçin, i cili prej disa javësh është deleguar në Shkodër.
Kujtojmë se Salianji në zgjedhjet e vitit 2021 ishte drejtues në qarkun e Korçës, ndërsa në zgjedhjet e fundit vendore prezenca e tij ishte më e shtuar në Kavajë. (A2 Televizion)