Për herë të parë nga marrja e detyrës, mblidhen në selinë blu drejtuesit politikë të qarqeve

Nga A2 CNN
8 Shtator 2024, 15:58 | Politikë

Për herë të parë nga marrja e detyrës, mblidhen në

Në selinë blu do të mblidhen pasditen e së dielës drejtuesit politikë të qarqeve. Kjo është mbledhja e tyre e parë, që pas emërimit nga kryetari Sali Berisha në Kryesi.

Në nisje të mbledhjes pritet që kreu i demokratëve të mbajë fjalën, në transmetim “live” nga banesa e tij ku ndodhet në arrest shtëpiak.

Kujtojmë se drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike, sipas qarqeve janë këta:

1. Tirana - Belind Këlliçi

2. Durrës - Oerd Bylykbashi

3. Shkodër - Luçiano Boçi

4. Lezhë - Agron Gjekmarkaj

5. Fier - Gazment Bardhi

6. Elbasan - Ervin Salianji

7. Korçë - Ivi Kaso

8. Kukës - Flamur Hoxha

9. Gjirokastër - Tritan Shehu

10. Vlorë - Bujar Leksaj

11. Berat - Eno Bozdo

12. Dibër - Xhelal Mziu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos